Qytetarë të nderuar të Vushtrrisë,
Në kuadër të aktivitetit “Java e Kuvendit të Kosovës”, të organizuar nga Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, në disa Komuna të Kosovës, me datën 22.03.2010 e hënë, do të mbahet takim me qytetarë të Komunës së Vushtrrisë.
Ky takim do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Vushtrri. nga ora 13:30 – 15:00.
Temat për diskutime në këtë takim do të jenë:
Zhvillimet aktuale politike
Objektivat e Kuvendit të Kosovës dhe
Çështjet aktuale në komunë
Këto takime do të udhëhiqen nga Kryetari i komunës ndërsa pjesëmarrës nga Kuvendi i Kosovës do të jenë përveç Kryetarit dhe Sekretarit të Kuvendit të Kosovës edhe anëtarë të kryesisë dhe deputet të Kuvendit të Kosovës.
Mirëpresim pjesëmarrjen e Juaj në këtë takim.
Kryetari i Komunës
Bajram Mulaku