Pas akteve të dhunës me karakter etnik në veri të qytetit të Mitrovicës, që janë drejtuar ndaj katër të rinjve vushtrrias, të hënën Këshilli Komunal i Sigurisë në bashkësi (KKSB), të Komunës së Vushtrrisë, e ka dënuar këtë rast dhe ka kërkuar që ushtruesit e dhunës të përballen me drejtësinë. “E shprehim shqetësimin dhe dënojmë aktet e dhunës ndaj të rinjve vushtrrias në Veri të qytetit të Mitrovicës. Njëherit kërkojmë nga organet e drejtësisë që ushtruesit e dhunës të përballen me drejtësinë”, thuhet në deklaratën e KKSB-së.
Kryetari i komunës, Bajram Mulaku ka thënë se aktet e dhunës çfarëdo qofshin ato, e në veçanti ato me motive etnike janë të papranueshme. Ai ka kërkuar nga policia, të mundësoj siguri dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët.
Kryetari i komunës, Bajram Mulaku ka thënë se aktet e dhunës çfarëdo qofshin ato, e në veçanti ato me motive etnike janë të papranueshme