Drejtori ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku, tha se bazuar në potencialet, ekspertët por edhe vullnetin e bujqëve, do të synojmë që Vushtrria të jetë shembull i zhvillimit të sektorit të bujqësisë. “Me anë të kësaj marrëveshje dëshirojmë ta institucionalizojmë bashkëpunimin me komunën por që edhe me fonde të përbashkëta duke ju qasur edhe partnerëve tjerë, ta zgjerojmë përkrahjen për fermerët”, është shprehur Bunjaku me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Me qëllim të investimeve dhe zhvillimit të bujqësisë, Komuna e Vushtrrisë ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me fondacionin Iniciativa për Zhvillimin e bujqësisë së Kosovës (IADK). Përveç mjeteve nga donatorët dhe qeveria qendrore, kryetari i komunës Bajram Mulaku në këtë ceremoni ka paralajmëruar rritjen e investimeve të drejtpërdrejta në bujqësi nga buxheti i komunës për vitin e ardhshëm. “Për vitin e ardhshëm planifikimi i buxhetit për subvencionim të bujqve vushtrrias është 75 mijë Euro por që sipas nevojave mund të ndahen edhe mjete tjera shtesë”, ka paralajmëruar Mulaku.