Kryetari i Komunës Bajram Mulaku dhe përfaqësuesja e asistencës teknike EPTISA-së, të Komisionit Evropian, Alma Beqiri të mërkurën kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e objektit të ri të komunës.
Ndërtimin e këtij objekti të ri të komunës, përveç në ofrimin e kushteve dhe shërbimeve më të mira, Mulaku e ka vlerësuar se do ti jap edhe një pamje të mirë asaj pjese të qytetit ku do të ndërtohet. “Tashmë do të plotësohen kushtet me një standard të ri të ofrimit të kushteve dhe nevojave të administratës komunale dhe shërbimeve ndaj qytetarëve”, ka thënë Mulaku.
Me këtë rast Mulaku ka shpalosur edhe idenë që me ndërtimin e objektit të ri në vendin ku aktualisht është tregu i gjelbër, objekti i vjetër i komunës të rrënohet dhe ajo pjesë të jetë shesh, e siç u shpreh ai nëse Kuvendi jep pëlqimin pritet të ndërtohet edhe një shtatore e patriotit Hasan Prishtina.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit me komunën, përfaqësuesa e asistencës teknike të KE-së Alma Beqiri të mërkurën ka bërë të ditur se tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e objektit të komunës është përmbyllur dhe tani janë në fazën e përzgjedhjes së kompanisë fituese. Ajo ka bërë të ditur se punimet pritet të fillojnë këtë vit dhe do zgjasin 12 muaj. Sipas projektit objekti komunal do ti ketë 3400 metra katrorë, përdhes dhe dy kate.
“Tashmë do të plotësohen kushtet me një standard të ri të ofrimit të kushteve dhe nevojave të administratës komunale dhe shërbimeve ndaj qytetarëve”, ka thënë Mulaku