Komuna e Vushtrrisë sot fillon dëgjimet buxhetore me qytetarët, në kuadër të hartimit të Draft-Buxhetit për vitin 2026 dhe parashikimeve për vitet 2027-2028.
Takimet e sotme do të mbahen me banorët e Këshillave Lokale në Stroc, Druar, Novolan dhe Duboc.
Ftojmë qytetarët që të marrin pjesë dhe të paraqesin kërkesat, idetë dhe nevojat e tyre për investime në komunitet.
Të gjitha detajet rreth vendeve dhe orarit të takimeve i gjeni në këtë link: https://vushtrri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/06/Kalendari-kohor-per-mbajtje-te-takimeve-publike-me-qytetare-2025-1.pdf