Në një ceremoni solemne, Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2025 në sport, kulturë dhe art.
Duke vlerësuar talentin, përkushtimin dhe sukseset gjatë vitit që lamë pas, sportistët më të dalluar të vitit 2025 u shpallën:
Sara Pllana – Klubi i Gjimnastikës “Vushtrria” – Sportiste e vitit 2025
Enis Shuku – Klubi i Basketbollit “Vushtrria Basket” – Sportist i vitit 2025
Loresa Imeri – Klubi i Pingpongut “Vushtrria” – Sportiste e vitit 2025
Dardan Menxhiqi – Klubi i Kickbox-it “Vushtrria” – Sportist i vitit 2025
Për herë të parë, Komuna e Vushtrrisë ka ndarë çmime edhe për fushën e kulturës, artit, krijimtarisë letrare dhe vullnetarizmit
Ejmen Hasani – Artist i dalluar në artin pamor (kaligrafi)
Alejna Selimi – Krijuese e re letrare e dalluar
Diar Meholli – Muzikant i dalluar
Blerina Veseli – Aktore e dalluar
Melihate Jusufi – Lexuese e dalluar
Lena Januzi – Vullnetare e dalluar rinore
Po ashtu, me mirënjohje janë nderuar edhe punëtorët sportivë, gjyqtarët sportivë, pedagogët për kontribut në sport, veteranët e sportit, klubet më të suksesshme dhe trajnerët më të suksesshëm
Shpallja e më të mirëve u organizua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës





