Sot, në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënësit e klasës III-2 të shkollës “Naim Frashëri”, së bashku me mësuesen e tyre, Saranda Zuçaku Hyseni.
Kryetari Idrizi tha se mbeten të përkushtuar që çdo fëmijë i Vushtrrisë të rritet me dinjitet, siguri dhe mundësi të barabarta.
“Nxënësit më parashtruan pyetje të ndryshme, plot fantazi dhe kureshtje, dhe unë iu përgjigja me kënaqësi të madhe. Secila pyetje tregoi potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, një brez që mendon lirshëm, pyet guximshëm dhe ëndërron pa kufij. Sot dhe çdo ditë, mbetemi të përkushtuar që çdo fëmijë i Vushtrrisë të rritet me dinjitet, siguri dhe mundësi të barabarta”, deklaroi kryetari Idrizi.
Ky aktivitet është organizuar nga Drejtoria e Administratës, përmes Sektorit për të Drejta të Njeriut dhe Barazi Gjinore.





