Komuna e Vushtrrisë të hënën ka nisur aksionin për rrënimin e 32 objekteve të uzurpuara për skaj rrugës së fshatit Dëbërllukë, të cilat rrënime i hapën rrugë ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës që lidhë këtë fshat dhe fshatin Smrekonicë, projekt ky i filluar në vitin 2010. Në këtë aksion janë rrënuar kryesishtë mure, garazhe e objekte përcjellëse, të tëra këto që ishin ndërtuar tani e sa vite në pronën publike.
Bajram Beqiri, drejtor i inspeksionit tha se komuna ka ndjekur të gjitha procedurat por uzurpuesit nuk kanë dashur ti largojnë vet anekset. “I kemi ndjekur të gjitha procedurat, dhe i kemi dhënë afgat prej 30 ditëve që ata ti largojnë anekset që i kanë ndërtuar në pronën publike, prandaj me që ata nuk i kanë larguar ato, ne sot kemi filluar me largimin e këtyre objekteve dhe aksionin do ta vazhdojmë deri në fund”, ka thënë Beqiri.
Drejtori i kadastrës Nezir Klinaku ka konfirmuar se në këtë rrugë janë gjithsejtë 32 uzurpime të pronës publike që tashmë janë konstatuar dhe po veprohet në lirimin e tyre.
.