Komuna e Vushtrrisë përmes drejtorisë së arsimit ka ndarë 34 bursa për studentë për vitin shkollor 2009-2010.
Në bazë të kritereve të caktuara nga vet drejtoria e arsimit, për këtë vit shkollor janë gjithsejtë 14 studentë të drejtimeve deficitare për kuadro të cilat kanë nevojë shkollat e Vushtrrisë, po ashtu janë ndarë edhe 20 bursa tjera për studentë të kategorive sociale si familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e martirëve të luftës si dhe familjeve që jetojnë në asistencë sociale, bënë të ditur drejtori komunal i arsimit Qerim Selimi.
Drejtoria e arsimit po ashtu paralajmëron se Komuna do të vazhdoj me mbështetjen e studentëve të dalluar edhe në vitet në vazhdim, duke përfshirë edhe vitin shkollor 2010-2011.