Komuna e Vushtrrisë do të ndajë nga buxheti i saj 250.000 euro ndihmë ekonomike financiare për mikro bizneset, bizneset individuale, zejtarët, transportuesit, autotaxi, gastronomi, kopshte-çerdhe, riparime servisime etj, që po përballën me vështirësi të shumta si pasojë e pandemisë Covid -19.
Sot është shpallur thirrja për aplikim ndërsa ndihmat financiare do të jenë si në vijim: Biznese individuale 300-500 euro, Mikro-Biznese dhe Bizneset e vogla prej 500-1900 euro.
Kriteret për aplikim:
- Të jetë biznes i regjistruar deri me datën 15 mars dhe të jetë aktiv;
- Të zhvillojë veprimtari në territorin e Komunës së Vushtrrisë;
- Të posedoj dokumentacionin e nevojshëm:
- a)Vërtetimin e tatimit ne prone
- b) Vërtetimin e mbeturinave
- c)Vërtetimin e ATK-së
- d)Të posedoj dokumentacionin e vlefshëm- letërnjoftim ose pasaporta
- e)Konfirmimi nga banka për xhirollogarinë
- f) Aplikacioni i plotësuar
Për informata më të hollësishme klikoni
https://vushtrri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/ftes%C3%AB-per-aplikim-2020.pdf