Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, Komuna e Vushtrrisë ka ndarë ndihma materiale për familjet e dëshmorëve në veçanti fëmijëve të tyre. Në prag të Ditës së Dëshmorëve 42 fëmijëve jetim pa njërin ose pa të dy prindërit nga buxheti i komunës u janë ndarë nga 50 Euro, ndërkaq familjeve të dëshmorëve u janë ndarë nga një pako ushqimore, ka konfirmuar kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku.