Gratë, pjesëmarrëse të Kuvendit Komunal kanë konstituuar grupin joformal të tyre me qëllim të fuqizimit të gruas në procesin e vendimmarrjes politike. Kryetare e këtij grupi është zgjedhur Gjylsime Feka (PDK) e nënkryetare Bahrije Pllana (AAK)e Vlora Çirezi (LDK) si dhe zëdhënëse e grupit Melihate Basholli (PDK).Grupit joformal të grave mbështetje i ka dhënë edhe deputetja në Kuvendin e Kosovës Xhevahire Izmaku “Ideja e konstituimit të këtij grupi më ka pëlqyer dhe unë aktivitetet e tij do ti mbështes veçanërisht idetë që kanë të bëjnë me problemet sociale” ka thënë Izmaku. Gjylsime Feka e sapozgjedhura për ta drejtuar grupin ka thënë që në realizim të avancimit të pozitës së femrës gratë deputet të Kuvendit Komunal nuk do të shikojnë përkatësit politike dhe do të bashkëpunojnë me OJQ-të. Gratë, pjesëmarrëse të Kuvendit Komunal kanë konstituuar grupin joformal të tyre me qëllim të fuqizimit të gruas në procesin e vendimmarrjes politike.