Në kuadër të konstituimit të organeve politike të Kuvendit komunal të enjten është bërë konstituimi i Komitetit për komunitete të Vushtrrisë. Në këtë komitet ku bëjnë pjesë tre përfaqësues të partive më të mëdha politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal, por edhe përfaqësues të katër komuniteteve pakicë që jetojnë në Vushtrri, me vota unanimime kryesuese e Komitetit për komunitete është zgjedhur Andrijana Disiq përfaqësuese e komunitetit serbë, derisa zëvendës kryesues Ergin Sunguri përfaqësues i komunitetit turk. Në përbërjen shtatë anëtarësh të këtij komiteti obligues të kuvendit anëtarë janë edhe Habibe Gërxhaliu (PDK), Sabri Ferati (AAK), Selvete Sholla (LDK), Adem Hoti përfaqësues i komunitetit ashkali dhe Feriki Emini përfaqësues i komunitetit rom.
Në punën e këtij institucioni kryesuesja Disiq tha se do të angazhohet në përfaqësimin e interesave të të gjithë komuniteteve që jetojnë në Vushtrri.