Me ftesë të një kompanie italo-kosovare, kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku bashkë me krerë të rajonit të Mitrovicës, po qëndrojnë në një vizitë pune në Itali, lidhur me një projekt të kësaj kompanie për menaxhimin dhe riciklimin e mbeturinave që mendohet të jetësohet në këtë rajon.
Në delegacionin që kanë udhëtuar për në Itali, sipas përfaqësuesit të kompanisë “Energjikos” janë edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Avni Kastrati si dhe nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura. Në Komo të Milanos ato po qëndrojnë për t’u njoftuar në detaje lidhur me lidhur me angazhimet konkrete të kësaj kompanie në menaxhimin dhe riciklimin e mbeturinave, duke përfshirë edhe impiantet ekzistuese.
Vizita atje po bëhet lidhur me një projekt të kësaj kompanie për menaxhimin dhe riciklimin e mbeturinave që mendohet të jetësohet në rajonin e Mitrovicës