Në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore dhe orientimit më të lehtë për qytetarët dhe vizitorët, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se në qytet ka filluar vendosja e tabelave të reja të sinjalizimit rrugor ![]()
.
Ai theksoi se këto tabela do të ndihmojnë në rregullimin e qarkullimit dhe sigurisë si për këmbësorët, ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve.
“Këto tabela ndihmojnë në rregullimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë për këmbësorët dhe drejtuesit e makinave, si dhe në lehtësimin e lëvizjes brenda qytetit ![]()
. Vazhdojmë punën për një qytet më të rregullt dhe më funksional
,” tha kryetari Idrizi.


