Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se sot në Pantinë ka nisur projekti për zgjerimin e rrugës “Dibran Imeri”, si kërkesë e banorëve të këtij fshati.
“Kjo rrugë është lidhja e tyre e përditshme, ndaj kërkesa e tyre u kthye në punë konkrete. Në prani të banorëve filluam punimet që shumë shpejt do ta bëjnë qarkullimin më të lehtë dhe më të sigurt. E gëzofshin banorët këtë investim të merituar”, tha kryetari Idrizi.


