Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me banorët e fshatit Oshlan, kanë përuruar Shtëpinë e Komunitetit.
Ky projekt u realizua pas implementimit të buxhetimit me pjesëmarrje në këtë fshat, ku vetë banorët kanë vendosur se ky ishte investimi më i nevojshëm për ta.
Me rastin e përurimit, kryetari Idrizi tha se tashmë banorët do të kenë një hapësirë të përshtatshme për aktivitete të ndryshme.
“Kënaqësi e veçantë që në Oshlan tashmë ka përfunduar ndërtimi i Shtëpisë së Komunitetit të cilën e përuruam bashkë me banorët, një hapësirë që do të përdoret për nevojat e fshatit. Ky projekt u realizua pas kërkesës së banorëve të Oshlanit, të cilët vetë vendosën se ky ishte investimi më i nevojshëm për ta”, tha kryetari Idrizi.


