Pas reshjeve të fundit të shiut dhe dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se kanë nisur intervenimet në terren. ![]()
Ai ka theksuar se po vazhdon puna për pastrimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e shtretërve të lumenjve dhe përroskave, duke bërë të ditur se aktualisht punimet janë duke u zhvilluar në fshatin Shtitaricë, ndërsa do të vazhdojnë edhe në zonat tjera ku janë evidentuar probleme.
“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim po vazhdon punimet për pastrimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e shtretërve të lumenjve dhe përroskave. Aktualisht, punimet janë duke u zhvilluar në fshatin Shtitaricë, ndërsa ndërhyrjet do të vazhdojnë edhe në zonat tjera ku janë evidentuar probleme”, deklaroi kryetari Idrizi.


