Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se situata nga reshjet e fundit të shiut është nën kontroll dhe po monitorohet vazhdimisht nga ekipet kujdestare.
Për të garantuar reagim të shpejtë dhe mbrojtje të plotë të qytetarëve, kryetari Idrizi ka marrë vendim për ngritjen e gatishmërisë emergjente.
Me këtë vendim është aktivizuar Shtabi për Gatishmëri Emergjente, ndërsa të gjitha strukturat relevante komunale janë në terren dhe në gjendje të plotë gatishmërie për reagim të menjëhershëm.
“U bëj thirrje qytetarëve që jetojnë përgjatë lumenjve dhe në zonat e rrezikuara të tregojnë kujdes të shtuar”, deklaroi kryetari Idrizi.
Për çdo rast emergjent, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat: 045/603 645, 044/196 814 dhe 049/115 559.


