Sot, në 101-vjetorin e rezistencës së Arbërisë së Vogël, nën udhëheqjen heroike të Azem dhe Shotë Galicës, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me kabinetin qeveritar dhe qytetarë, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh pranë varrit të heroit Azem Galica, në fshatin e tij të lindjes, në Galicë.
Kryetari Idrizi theksoi se kjo rezistencë është një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë kombëtare – simbol i qëndresës, guximit dhe dashurisë për atdheun.
“Azem dhe Shotë Galica mbeten figura të pathyeshme të luftës për liri, që edhe sot na frymëzojnë me veprën dhe sakrificën e tyre. Lavdi përjetë jetës dhe veprës së tyre”, deklaroi kryetari Idrizi.