Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për Shtëpinë e Komunitetit, një hapësirë që do t’u shërbejë të gjithë banorëve, e sidomos grave punëtore të fshatit për trajnime dhe aktivitete të ndryshme.
Ky projekt u mundësua nga Komuna pas kërkesës së banorëve të Oshlanit që vetë kanë vendosur për këtë investim, si nevojën më të madhe për komunitetin e tyre.
“Faleminderit të gjithë banorëve për bashkëpunimin dhe angazhimin. E gëzofshi Shtëpinë e Komunitetit”, tha kryetari Idrizi.