Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me qytetarë, mori pjesë në përurimin e restaurimit të objektit të ish-Arkivit të qytetit, një ndërtesë me vlerë historike të veçantë.
Kjo ndërtesë, e ndërtuar rreth vitit 1900 nga mjeshtrit dibranë, ka qenë dikur stacion policor, arkiv, gjykatë e postë. Sot ky objekt vazhdon të jetë dëshmi e gjallë e historisë sonë.
“Pas dekadash neglizhencë, objekti i ish-Arkivit të qytetit, një ndërtesë me vlerë historike të veçantë, është restauruar plotësisht. Jam i lumtur që kemi arritur ta shpëtojmë këtë monument nga rrënimi dhe ta kthejmë në një aset të trashëgimisë kulturore të qytetit tonë”, tha kryetari Idrizi.