Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se ka përfunduar asfaltimi i katër segmenteve të rrugës “Jeton Tërstena” në Vushtrri, si pjesë e angazhimit për përmirësimin e infrastrukturës në qytetin tonë.
“Këto rrugë tashmë janë në shërbim të qytetarëve, duke u mundësuar qasje më të lehtë dhe më të sigurt, si dhe duke përmirësuar cilësinë e jetesës në këtë zonë. ”, tha kryetari Idrizi.