Në fshatin Stanoc i Epërm është përuruar një çerdhe e re dhe moderne, e cila do të shërbejë si shtëpi e dytë për fëmijët e këtij fshati.
Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se kjo çerdhe ofron kushte të sigurta dhe një mjedis të përshtatshëm për lojë dhe mësim.
“Kjo çerdhe do të shërbejë si shtëpi e dytë për fëmijët e fshatit, duke ofruar kushte të sigurta, të ngrohta dhe një mjedis të përshtatshëm për lojë e mësim. Me këtë investim të rëndësishëm, fëmijëve tanë ua sigurojmë një të ardhme më të ndritur. E gëzofshi”, tha kryetari Idrizi.


