Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me shumë qytetarë ka përuruar parkun e ri te ish-parkingu i taksistëve.
Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se tashmë qytetarët kanë edhe një hapësirë të bukur dhe funksionale.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme mbrëmë në përurimin e parkut të ri! Së bashku me shumë qytetarë, festuam hapjen e një hapësire të bukur dhe funksionale. Transformimi shihet qartë, është i jashtëzakonshëm. E gëzofshim!
”, tha kryetari Idrizi.