Është bërë përurimi i shkollës “Mustafë Venhari”, një objekt modern, i ndërtuar sipas standardeve më të larta për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se ky investim me buxhet komunal sjell një kapitull të ri në arsim për Vushtrrinë.
“Gjatë këtyre katër viteve, përveç shkollës së re, janë ndërtuar edhe dy çerdhe të reja, duke treguar se përkushtimi ynë ndaj edukimit është i palëkundur”, tha kryetari Idrizi.




