Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim Gjeneral Brigade Cahit Irican, Zëvendëskomandant i KFOR-it në Kosovë.
Gjatë takimit kanë biseduar për mënyrat se si mund të forcojnë bashkëpunimin për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
“Shpreha mirënjohjen time për rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe për kontributin që japin në mbështetje të komuniteteve lokale. Vlerësim i lartë për këtë vizitë dhe për përkushtimin e tyre në bashkëpunimin e vazhdueshëm.”, deklaroi kryetari Idrizi.