Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. ![]()
![]()
Në takim u diskutua për situatën e sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve, teksa kryetari Idrizi pranoi edhe urimin për mandatin e dytë si kryetar i Vushtrrisë.
“Bashkë diskutuam për situatën e sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve, ndërsa pranova edhe urimet për mandatin e dytë si kryetar i Komunës së Vushtrrisë. Komandantin e falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm, urimet për mandatin e ri dhe vizitën e sotme.
”, deklaroi kryetari Idrizi.


