Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim kryetarin e sapozgjedhur të Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, si dhe Besim Ilazin, kryetar për disa mandate i kësaj komune.
Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se kanë biseduar për vizionin për zhvillimin lokal dhe bashkëpunimin ndërkomunal në projekte me interes të përbashkët.
“Takimi shërbeu si një mundësi e mirë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar komunikimin institucional mes komunave tona. Në shenjë respekti dhe miqësie institucionale, pata kënaqësinë që kryetarit të ri të Kaçanikut t’i dhuroj një kujtim simbolik nga Komuna e Vushtrrisë, si shenjë e vullnetit për bashkëpunim të sinqertë dhe projekte të përbashkëta që na presin në të ardhmen”, deklaroi kryetari Idrizi.


