Sot është përuruar aparati i ri i mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, një projekt i rëndësishëm që vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Komunës së Vushtrrisë dhe Islamic Relief Kosova.
Në përurim morën pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, drejtori i Islamic Relief Kosova, z. Mohamed Soliman, themeluesi i Islamic Relief WorldWide, Dr. Hanny el Banna, si dhe profesoresha Selvete Sholla, e mbijetuar e kancerit të gjirit, një zë i fuqishëm për ndërgjegjësimin dhe kujdesin për shëndetin e gruas.
Me këtë rast, kryetari Idrizi, tha se ky aparat modern do të mundësojë diagnostikim më të hershëm dhe më të saktë të kancerit të gjirit.
“Ky aparat modern do të mundësojë diagnostikim më të hershëm dhe më të saktë të kancerit të gjirit, duke kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë e komunës sonë. Falënderoj të gjithë partnerët për përkushtimin dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për komunën tonë.
”, tha kryetari Idrizi.