Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre dhe të raportojnë çdo rast.
Kryetari Idrizi bashkë me ekipin e zjarrfikësve ka qëndruar në fshatin Duboc, për të ndjekur nga afër përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët që po rrezikojnë pronat dhe ambientin.
“Jemi në një situatë alarmante me zjarret që kanë përfshirë shumë zona në Kosovë, përfshirë edhe territorin e Komunës sonë. Faleminderit zjarrfikësve tanë për guximin dhe përkushtimin. Jemi duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që situata të menaxhohet sa më shpejt dhe me sa më pak dëme. Lus qytetarët për kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë menjëherë çdo rast, deklaroi kryetari Idrizi.