Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se sot kanë nisur punimet për shtrimin e kubëzave në rrugën “Kërçova”.
Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se ky investim do të sjellë përmirësim të ndjeshëm në infrastrukturën rrugore dhe cilësinë e jetës për banorët e kësaj zone.
“Edhe një premtim tjetër po e bëjmë realitet! Projekti parasheh një rrugë më funksionale dhe më të sigurt. E gëzofshin banorët!”, tha kryetari Idrizi.