Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, ka shprehur mirënjohjen më të thellë për të gjithë punëtorët, burimin më të çmuar të zhvillimit dhe përparimit të vendit.
I pari i Komunës, tha se kjo ditë na rikujton rëndësinë e të drejtave të punëtorëve, dinjitetin e punës së ndershme dhe rolin vendimtar që ka çdo individ në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.
“Si Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, angazhimi im mbetet i palëkundur për krijimin e kushteve më të mira për punë të qëndrueshme, përkrahje për të rinjtë dhe respekt për çdo qytetar që kontribuon çdo ditë me punë e përkushtim. Urime 1 Maji, le të jetë kjo ditë frymëzim për më shumë solidaritet, drejtësi sociale dhe mirëqenie për të gjithë”, tha kryetari Idrizi.