Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka uruar të gjithë qytetarët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Ju uroj të gjithëve fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ju dëshiruar shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja. Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, le të jemi më solidarë e më të bashkuar me njëri-tjetrin. Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat e mira. Urime muaji i bekuar i Ramazanit!
”, thuhet në urimin e kryetarit Idrizi.