Sot, në Ditën e Veteranëve, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Vushtrri, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen e thellë për kontributin dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Më pas, Kryetari Idrizi, bashkë me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bënë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve në Vushtrri, duke u përkulur me nderim para atyre që dhanë jetën për Kosovën e lirë.
“Veteranët mbeten themeli i lirisë tonë, ndërsa kujtimi për dëshmorët është përgjegjësi e përhershme e secilit prej nesh. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së. Nderim i përjetshëm veteranëve të luftës”, deklaroi Kryetari Idrizi.


