Me 95.83%, Vushtrria renditet ndër komunat më transparente në vend, sipas raportit më të fundit të KDI – “Transparometri Komunal” për vitin 2024.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se ky vlerësim është rezultat i punës së përditshme.
“Transparenca nuk është vetëm angazhim, por rezultat i punës së përditshme”, tha kryetari Idrizi.
Krahasuar me vitin 2023, Komuna e Vushtrrisë ka shënuar rritje prej 5 pikësh, duke vazhduar trendin e përmirësimit nga viti në vit:
• 2024 – 95.83%
• 2023 – 90.63%
• 2022 – 83.33%
• 2021 – 77.25%