Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar sot një takim pune me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, dhe zëvendësdrejtoreshën, znj. Albulena Gashi.
Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se kanë diskutuar për ecurinë e projekteve në të cilat Komuna e Vushtrrisë dhe Islamic Relief Kosova janë në bashkëfinancim, si dhe për identifikimin e projekteve të reja për të cilat mund të bashkëpunojnë.
“Diskutuam për ecurinë e projekteve në të cilat jemi në bashkëfinancim, si dhe për identifikimin e projekteve të reja për të cilat mund të bashkëpunojmë. U dakorduam për të fuqizuar edhe më tej partneritetin, me synim që projektet të sjellin rezultate të prekshme për qytetarët e Vushtrrisë. Faleminderit për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm”, deklaroi kryetari Idrizi.


