Kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, ka pritur në vizitë kryetarin e komunës së Tropojës Ram Kortoçi, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit si dhe e ka njoftuar me lashtësinë e qytetit. “Kisha kënaqësinë për këtë vizitë miqësore. Kryetarin Kortoçi e njoftova me historikun e qytetit të Vushtrrisë, por gjithashtu shkëmbyem mendime për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit ndër-komunal në fusha të caktuara” ka thënë Mulaku.
Kryetari i Tropojës Kortoçi e ka vlerësuar të suksesshëme vizitën e parë të tij në Vushtrri duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit mes dy komunave. “E mësova më në detaje historikun e kësaj komune gjersa me kryetarin Mulaku shkëmbyem mendime për format e bashkëpunimit që mund ti realizojmë në mes të dy komunave” tha Kortoçi.
“Kryetarin Kortoçi e njoftova me historikun e qytetit të Vushtrrisë, por gjithashtu shkëmbyem mendime për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit ndër-komunal në fusha të caktuara” ka thënë Mulaku