Bajram Mulaku kryetari i komunës së Vushtrrisë, të hënën ka pritur ambasadoren e Turqisë në Prishtinë Songul Ozan, me të cilën kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të Turqisë me komunën e Vushtrrisë.
Mulaku e ka njoftuar ambasadoren me zhvillimet në përgjithësi në Vushtrri, si dhe për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen që Turqia po bënë për qytetarët e Vushtrrisë. “Komuna e Vushtrrisë është e përkushtuar të vazhdoj bashkëpunimin dhe raportet e mira me Turqinë”, është shprehur Mulaku.
Nga ana tjetër ambasadorja turke është shprehur se kanë në plan përkrahjen e Vushtrrisë me disa projekte. “Ne si ambasadë do të ndikojmë që bashkëpunimi i mirë i komunës së Vushtrrisë me komunat në Turqi që tashmë ka filluar, të intensifikohet edhe më tepër. Ne si Turqi gjithmonë kemi qenë dhe jemi afër Kosovës, ndërkaq që në komunën e Vushtrrisë do të implementojmë edhe disa projekte”, ka thënë ambasadorja Ozan.
Komuna e Vushtrrisë është e përkushtuar të vazhdoj bashkëpunimin dhe raportet e mira me Turqinë, ka thënë Mulaku