Me vet iniciativë, kryetari i komunës Bajram Mulaku të martën ka takuar Këshillin e fshatit dhe drejtues të Zyrës lokale të komuniteteve, të cilët i ka ftuar të bashkëpunojnë në të mirë të rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Prelluzhës. “Ftojë si ZLK-së ashtu edhe këshillit të fshatit dhe të gjithë që të bashkëpunojnë për mirëqenien e qytetarëve të Prelluzhës, për të cilën gjë jam sot në këtë vizitë”, ka thënë Mulaku në vizitën e tij të parë në Prelluzhë.
Ai po ashtu i ka njoftuar me planifikimin e investimeve në këtë lokalitet, si dhe u ka premtuar mbështetje klubeve sportive por edhe shoqërive kulturore, por edhe është njoftuar lidhur me problemet e fshatit. Përveç investimeve këtë vit në riasfaltimin e rrugës, Mulaku u ka thënë prelluzhasve se ka siguruar një donacion gjysmë milioni Euro nga Ministria e ekonomisë dhe financave e Qeverisë së Kosovës që të ndërtohet ura mbi lumin Sitnicë si dhe infrastruktura brenda fshatit Prelluzhë, të cilat investime tha se do tu shërbejnë të gjithëve.
Në këtë takim ai po ashtu ka dal me iniciativën për krijimin e një qendre tregtare në dalje të Prelluzhës në drejtim të fshatrave të Artakollit, e cila sipas tij mund të krijonte vende të reja të punës për të rinjtë e dy komuniteteve.
Nga ana tjetër kryetari i Këshillit të fshatit Dejan Kostiq, tha se deri më tash është investuar pak në Prelluzhë, derisa ka kërkuar investime më të mëdha nga komuna në infrastrukturë dhe në bujqësi.
Pas takimit, Mulaku bashkë me përfaqësuesit e ZLK-së dhe ata të Këshillit të fshatit kanë vizituar pjesën e fshatit afër lumit Sitnicë e cila është vërshuar nga mbeturinat e më pas edhe stadiumin e futbollit të madh.
Mulaku u ka thënë prelluzhasve se ka siguruar një donacion gjysmë milioni Euro nga Ministria e ekonomisë dhe financave e Qeverisë së Kosovës që të ndërtohet ura mbi lumin Sitnicë si dhe infrastruktura brenda fshatit Prelluzhë