“Sikur në vendimin e Gjykatës së Tribunalit në vitin 2008, besojmë se edhe këtë herë do të triumfoj drejtësia dhe z. Haradinaj do të shpallet plotësisht i pafajshëm, sepse lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare për çka pati edhe përkrahjen e bashkësisë demokratike ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë e cilave do tu dërgohet institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Kjo deklaratë është propozuar nga anëtari i KK-së nga radhët e AAK-së Muharrem Shabani por që është përkrahur nga të gjithë shefat e grupeve të anëtarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend si Sami Istrefi (PDK), Refik Ramaj (LDK), Tasim Gubetini (AKR), Sabit Kadriu (LB), Pajazit Pllana (LDD) dhe Islam Krasniqi (PD). Këtë deklaratë Kuvendi e ka miratuar me vota unanime.

Kuvendi Komunal unanimisht në mbledhje të rregullt ka nxjerr një deklaratë me të cilën u kërkohet institucioneve vendore e ndërkombëtare që të marrin masa ligjore që Ramush Haradinaj i akuzuar nga Tribunali i Hagës të mbrohet në liri. “Kërkojmë nga të gjitha institucionet kompetente vendore e ndërkombëtare të ndërmarrin masa ligjore që z. Ramush Haradinaj të mbrohet në liri, të kthehet afër familjes së tij e cila sakrifikoj shumë për lirinë e Kosovës”, thuhet në deklaratën e KK të Vushtrrisë.