Me këtë rast, ministri Limaj ka shprehur përkushtimin e qeverisë për transformimin e atij rajoni sikur edhe fshatrave tjera në Kosovë me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë banorët. Ai gjithashtu ka paralajmëruar realizimin e projekteve tjera në Vushtrri, me të cilat tha se do të rrumbullakohet përfundimi i infrastrukturës edhe në fshatrat e Vushtrrisë. “Besoj shumë shpejt që këto ditë do të hapim edhe projekte të rëndësishme për komunën e Vushtrrisë dhe kështu të vazhdojmë edhe rrumbullakimin e krijimit dhe përfundimit të infrastrukturës moderne edhe për fshatrat e komunës së Vushtrrisë, për të cilët jemi në rrugë të mbarë dhe nuk ka mbetur shumë ku përfundimisht mund ta shpallim që Vushtrria po thuaj çdo fshat i saj do të jetë me infrastrukturë të përfunduar”, ka thënë ministri Limaj.
Ndërkaq kryetari i komunës Bajram Mulaku tha se me investimet që janë bërë është arritur që Vushtrria të ndryshohet plotësisht. “Ne tri vitet e fundit kemi realizuar shumë projekte me të cilat e kemi ndryshuar komunën tonë dhe plotësisht pajtohem me ministrin që po thuajse secili fshat në komunën tonë ka qasje me asfalt dhe kjo e bën që me të vërtetë ta ndryshojë jetën e qytetarit tonë, qoftë në qytet, qoftë në fshatra dhe krijon mundësi të reja për një zhvillim ekonomik, për një jetë më të mirë”, ka thënë Mulaku. Asfaltimi i këtyre rrugëve në gjatësinë e 2730 metra ka kushtuar 148 mijë Euro, ndërkaq punimet i ka kryer kompania "Eskavatori".

Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i komunës Bajram Mulaku dhe drejtori i drejtori i drejtorisë së emergjencave Naim Hyseni kanë përuruar asfaltimin e rrugës që lidhë banorët e lagjeve Haradinaj e Haxhaj në Stanofc të Vushtrrisë.