Komuna e Vushtrrisë ka mbajtur dëgjim buxhetor me qytetarët, në kuadër të përgatitjeve për buxhetin e vitit 2026.
Takimi është zhvilluar me banorët e Këshillit Lokal Duboc, që përfshin fshatrat Duboc, Beçiq, Taraxhë dhe Galicë.
Para qytetarëve, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, si dhe zyrtarët e Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Thesar, prezantuan buxhetin dhe projektet e planifikuara për këto fshatra.
Ndërkohë, qytetarët pjesëmarrës në këtë dëgjim paraqitën kërkesat dhe propozimet e tyre.