Komuna e Vushtrrisë ka vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore me qytetarë, në kuadër të përgatitjeve për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2026.
Takimi i radhës është mbajtur me grupe të ndryshme të grave, të cilat janë njoftuar për projektet dhe ndarjet buxhetore të parapara për vitin e ardhshëm.
Para pjesëmarrëseve, përfaqësuesit e Komitetit për Politikë dhe Financa, si dhe zyrtarë të Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Thesar, prezantuan planifikimet buxhetore dhe projektet kapitale.
Gratë pjesëmarrëse shfrytëzuan këtë takim për të paraqitur kërkesat, propozimet dhe prioritetet e tyre për komunitetin.