Sot në Komunën e Vushtrrisë është mbajtur konsultimi publik me qytetarët lidhur me Draft-Rregulloren për Transparencë dhe Draft-Planin e Veprimit për Transparencë Komunale 2025–2028.
Qëllimi i këtyre dy dokumenteve është rritja e transparencës në punën e ekzekutivit, Kuvendit të Komunës dhe administratës komunale, si dhe të nxisin pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Anëtarët e komisionit për hartimin e këtyre dokumenteve prezantuan punën e deritanishme, ndërsa qytetarët pjesëmarrës patën mundësinë të japin komentet dhe sugjerimet e tyre.
Të dy dokumentet do të qëndrojnë në konsultim publik deri më 29 korrik 2025, dhe komentet apo sugjerimet tuaja mund t’i dërgoni në adresën elektronike: mirjeta.duraku@rks-gov.net
Draft-dokumentet mund t’i gjeni në këtë link: https://vushtrri.rks-gov.net/konsultimet-publike/?tax=dokumente-ne-diskutim-publik