Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në bashkëpunim me Brigadën e Zjarrfikësve në Vushtrri, në kuadër të “Javës së Agjencisë për Menaxhim Emergjent”, kanë mbajtur sot një ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit e SHFMU “Andon Zako Çajupi” në Vushtrri, mbi llojet e fatkeqësive dhe mënyrat e reagimit ndaj tyre.
Qëllimi i aktivitetit ishte sensibilizimi i nxënësve për përgatitjen dhe reagimin në rast të fatkeqësive natyrore apo atyre të shkaktuara nga faktori njeri, duke promovuar rëndësinë e edukimit për siguri dhe ndërgjegjësimin qytetar.
Gjatë aktivitetit, për nxënësit u mbajt një ligjëratë informuese, një prezantim praktik nga njësitë profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, si dhe demonstrime të pajisjeve dhe simulime të ndryshme. Nxënësit patën mundësi të shtrojnë pyetje dhe të marrin pjesë në ushtrime interaktive.
