Sot, në kuadër të Muajit Rozë, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me profesionistët shëndetësorë, përfaqësues të policisë dhe shumë qytetarë të Vushtrrisë morën pjesë në marshin për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, një nismë që na bashkon në përkrahje të grave dhe familjeve që përballen me këtë sfidë.
Në përmbyllje të marshit, nxënëset e shkollës “Bahri Haxha” prezantuan një ekspozitë mbresëlënëse me temë “Lufta kundër kancerit të gjirit”, përmes së cilës përcollën mesazhe të fuqishme të shpresës, forcës dhe solidaritetit.
“Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e këtij aktiviteti. Le ta kujtojmë çdo ditë, jo vetëm në tetor, se kujdesi dhe zbulimi i hershëm shpëton jetë,” tha kryetari Idrizi.





