Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli-Latifi.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe u proceduan për Kuvend janë:
1. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 27.01.2026;
2. Propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Kuvendit të Komunës nr. 01.189/23, datë 28.07.2023;
3. Informatë për shërbimet shëndetësore për vitin 2025 në Komunën e Vushtrrisë;
4. Informatë për gjendjen e sigurisë në Komunën e Vushtrrisë për vitin 2025;
5. Informatë lidhur me lejet ndërtimore, kushte ndërtimore dhe leje rrënimi për vitin 2025;
6. Raporti i sistemit të menaxhimit të performancës për vitin 2024.
7. Propozim-vendim për caktimin e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë në Kuvendin e Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.


