Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën u diskutuan disa pika të rendit të ditës.
Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa mori pjesë edhe nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur më datë 03 qershor 2025;
2. Raporti për legalizim për vitin 2024;
3. Propozim-vendim për miratimin e propozimit të Kryetarit të Komunës, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e lapidarit për dëshmorin Bastri-Hajzer Beqiri;
4. Pyetje dhe përgjigje.
Ndërkaq, Draft-Korniza Afatmesme (KAB) për vitet 2026-2028 dhe kalendari kohor për mbajtje të takimeve publike me qytetarë, nuk është aprovuar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë të datës 26 qershor 2025 mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen e Komunës: