Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot është mbajtur tryezë diskutimi me temën “Roli dhe avancimi i gruas pas pavarësisë”.
Tryezën e hapi kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe angazhimin e Komunës për të mbështetur fuqizimin e tyre në të gjitha sferat e jetës publike.
Në këtë tryezë, pjesë e panelit ishin gra dhe vajza të suksesshme në profesionin e tyre. Me kumtesat e tyre u paraqiten: Hyrie Uka Hoxha, drejtoreshë e Administratës, Afërdita Mikullovci, Drejtoreshë Rajonale e Policisë në Mitrovicë, Rovena Tujani Klinaku, avokate dhe aktiviste për të Drejtat e Njeriut, Pranvera Hyseni, astronome planetare dhe hulumtuese shkencore, Luljeta Ibishi Ferizi, zyrtare e lartë për të Drejtat e Njeriut, Mirjeta Maxhuni, mësuese, Fatbardha Dallku, Inxhiniere Kompjuterike dhe Drejtoreshë e Innovation Academy, si dhe Remzije Zekolli, Shefe e Sektorit për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Vushtrrisë.
Panelistet ndanë përvojat e tyre, duke diskutuar mbi rolin e gruas në zhvillimin institucional, shoqëror dhe shkencor pas pavarësisë, sfidat me të cilat përballen dhe mundësitë për avancim dhe fuqizim në të gjitha sferat e jetës.
Kjo tryezë u organizua nën patronazhin e kryetarit të Komunës, Ferit Idrizi, me përkujdesjen e Drejtorisë së Administratës dhe Sektorit për të Drejtat e Njeriut.




